Prokuoria Speciale kërkon paraburgim për kryeshefin e KEK-ut

Prokuroria Speciale ka bërë kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj pandehurit N.K

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, ndaj kryeshefit të KEK-ut Nagip Krasniqi.

I njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘’Konflikti i interesit’’ nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së

Policia e Kosovës ka arrestuar Krasniqin të mërkurën nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, ish-shefi i qeverisë sllovene, Janez Jansha e ndërlidh me hetimet në rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili po dyshohet po ashtu për shpëlarje parash./21Media

Back to top button