Prokuroria e gatshme të fillojë seanca gjyqësore ndaj Mustafës

 

 

Prokuroria e Gjykatës Speciale ka deklaruar se është e gatshme që të fillojë seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të UÇK-së, Salih Mustafa.

Prokurori ka theksuar se lidhur me provat shfajësuese, ato i kanë vënë në dispozicion të mbrojtjes.

Mbrojtja e Mustafës, avokati Julius Von Bone, ka deklaruar se për përgatitjet, 6 prilli nuk do ishte datë e duhur për përmbushjen e aktiviteteve.

“Do sugjeroja që ta shtynim këtë afat, por përpara afatit për dosjen paraprake. Unë do kërkoja për 16 prillin, meqë është datë për vendosjen paraprake. Konferenca e ardhshme do të ishte mirë të mbahej nga fillimi i majit”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Mustafa u arrestua më 24 shtator 2020 dhe menjëherë u transferua në objektin e paraburgimit në Hagë. Ai ishte i arrestuari i parë i Speciales./21Media

Back to top button