Prokuroria e Gjakovës po e heton vdekjen e të riut nga Malisheva që u lëndua në vendin e punës

Prokuroria e Gjakovës ka filluar hetimet për vdekjen e të riut nga Malisheva që u lëndua në vendin e punës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Drin Domi.
“Ju njoftojmë se është inicuar rast për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”, tha Domi. /21Media