Prokuroria jep detaje për vdekjen e dy personave në Prishtinë

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë sot ka informuar se pas pranimit të informatës nga policia për dy persona të vdekur në Prishtinë, prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë tjera relevante dhe ekipi mjekësor ka konstatuar dy trupa të pajetë, njëri person i gjinisë femërore dhe tjetri i gjinisë mashkullore.

“Sipas dyshimeve fillestare, personi i gjinisë mashkullore fillimisht ka privuar nga jeta personin e gjinisë femrore, e më pas ka kryer vetëvrasje.”, ka bërë të ditur prokuroria.

Ndërsa, në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja dhe një armë.

“Prokurori i Shtetit, në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të grumbullimit të informatave dhe provave rreth këtij rasti.”, ka bërë të ditur tutje prokuroria.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupat e pajetë do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.​/21Media

Back to top button