Prokuroria jep detaje për vrasjen në Ferizaj, dyshohet se djali vrau nënën

 

Mëngjesin e sotëm në Ferizaj ka ndodhur një vrasje e rëndë. Prokuroria Themelore bënë të ditur se një person dyshohet se ka privuar nga jeta nënën e tij.

“Sot, në Ferizaj, një person dyshohet se ka privuar nga jeta nënën e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00, në mëngjes, ku i dyshuari B. Ç., rreth 62 vjeç, dyshohet se në shtëpinë e tij në rrugën “Ejup Statovci”, në Ferizaj, ka privuar nga jeta nënën e tij, tani të ndjerën M. Ç, rreth moshës 83 vjecare. Në këtë mënyrë dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)” ka njoftuar Prokuroria.

I dyshuari B. Ç, me vendim të prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe brenda afatit ligjor ndaj tij do të kërkohet masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale.​ /21Media 

Back to top button