Vrasje e rëndë në Ferizaj

 

Policia e Kosovës njoftoi se sot rreth orës 08:20, ka marrë informatën për një vrasje të rëndë në Ferizaj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimit nga ana e mjekut është konfirmuar se viktima e rastit kishte ndërruar jetë.

Pas hetimeve fillestare, hetuesit policorë kanë arrestuar një person të dyshuar lidhur me këtë rast ku i njëjti është duke u intervistuar.

“Rreth orës 08:20, policia ka marrë informatën për një rast vrasje e rëndë në Ferizaj . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimit
nga ana e mjekut është konfirmuar se viktima e rastit kishte ndërruar jetë. Viktima M.Ç. (Shtetase e Kosovës e moshës 83 vjeçare). Pas hetimeve fillestare,hetuesit policor kanë arestuar një person të dyshuar lidhur me këtë rast ku i njejti është duke u intervistuar”, ka njoftuar policia. /21Media 

Back to top button