Prokuroria jep detaje për vrasjen në Gjilan

 
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka dhënë detaje lidhur vrasjen e sotme. Sipas Prokurorisë sot rreth orës 13:30 minuta, në një kafiteri në Gjilan, në afërsi të shkollave të mesme, dyshohet se i dyshuari B.Z., ka privuar nga jeta viktimën I.C.
“Dyshohet që për shkak të një mosmarrëveshje i dyshuari B.Z., me mjet të mprehtë – thikë, i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse të ndjerit I.C., ndërsa motivet për këtë ngjarje ende nuk dihen”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore.
Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është arrestuar dhe ndaj tij është lëshuar vendim mbi ndalim për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Tutje, Prokuroria Themelore në Gjilan në bashkëpunim me Policinë e Kosovës thuhet se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe janë duke punuar rreth ndriçimit të rrethanave të ngjarjes./21Media

Back to top button