Prokuroria kërkon që çështja ndaj Mustafës të fillojë në mars

 

 

Sot në seancën e katërt statusore në Gjykatën Speciale ndaj Salih Mustafës, Prokuroria ka kërkuar që çështja ndaj tij të fillojë në mars të këtij viti.

Prokuroria ka thënë se do ta dorëzojnë dosjen më 15 shkurt. Gjithashtu është bërë e ditur se në listë është shtuar edhe një dëshmitar.

Sipas Prokurorisë, rreth 12 prova do t’i shtohen listës së materialeve, e po ashtu do të dorëzohet dosja paraprake më 15 shkurt të këtij viti.

Mustafa nuk është i pranishëm në seancë./21Media 

Back to top button