Prokuroria konfirmon kallëzimin penal ndaj ambasadorit Berishaj

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar se ka kallëzim penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj nga Agjencioni Kundër Korrupsionit.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë Speciale.
“Ju njoftoj se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ka pranuar nga Agjencioni Kundër Korrupsionit kallëzim penal kundër personit me inicialet M.B”, ka thënë Luftiu për portalin rtv21.tv
Siç ka bërë të ditur Lutfiu, kallëzimin penal e kanë dërguar në kompetencë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Kujtojmë që, në muajin prill, ishte raportuar për një skandal të madh financiar që kishte shpërthyer në Slloveni. Aty ishte përfshirë ambasadori Martin Berishaj. Më vonë, u gjet se Berishaj nuk e kishte deklaruar kompaninë e tij “MB Consulting” në deklarimin e pasurisë në vitin 2022./21Media

Back to top button