Prokuroria ndalon për 48 orë policin që dyshohet se e vrau vëllain e tij

Një person ka vdekur dje pasi është qëlluar me armë zjarri në fshatin Gushtericë të Komunës së Graçanicës.
I dyshuar për këtë vrasje është vëllai i viktimës, (zyrtar policor), i cili është arrestuar.
Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar sot se M.Sh., (zyrtar policor) është ndalur për 48 orë.
”Me urdhër të prokurores është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personi me inicialet M.Sh., (zyrtar policor), në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 të KPRK-së, pasi dyshohet se i njëjti ka privuar nga jeta tani të ndjerin D.Sh., (vëllain e tij), ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion. Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim të plotë me policinë dhe IPK-në, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave në këtë çështje penale”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor, ndaj të dyshuarit do të ushtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale, në gjykatën kompetente.​/21Media

Back to top button