Skuadra e Regjimenti të Dytë të Këmbësorisë zuri vendin e tretë në Slloveni

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka kumtuar edhe një sukses tjetër të Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Skuadra e Regjimenti të Dytë të Këmbësorisë, në konkurrencë shumë të fortë, zuri vendin e tretë në garën ndërkombëtare “Best Squad Competition” në Slloveni.
”Edhe kësaj radhe ushtarakët tanë dëshmuan që janë të përgatitur, të aftë dhe të gatshëm t’i dalin ballë çdo sfide, për përgatitjen, profesionalizmin, përkushtimin dhe shpirtin ekipor. Gjatë garës, ushtarakët u sfiduan me një serë aktivitetesh si kalimi i poligonit me pengesa, furnizimi në fushëbetejë, kalimi i pengesave në ujë, detyra taktike dhe aktivitete tjera”, ka shkruar Mehaj.
Në këtë garë kanë marrë pjesë gjithsej 15 skuadra. Nga të cilat katër ishin të vendeve partnere si SHBA, Kroacia, Çekia dhe Kosova, kurse njëmbëdhjetë skuadra tjera ishin nga ushtria sllovene./21Media

Back to top button