Prokuroria nis hetimet ndaj ministres Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është nën llupën e Prokurorisë Themelore.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Laureta Ulaj për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se Gërvalla është duke u hetuar për mosdeklarim të pasurisë.
“Referuar pyetjeve tuaja, lidhur me kallëzimin penal kundër D.G., në drejtim të veprës penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, iu njoftojmë se rasti është në fazën e hetimeve”, ka thënë Ulaj për portalin rtv21.tv.
Kujtojmë se për të njëjten arsye, Prokuroria e Shtetit ka ngritur aktakuzë ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari./21Media
 

Back to top button