Shqipëria sot zhvillon miqësoren kundër Arabisë Saudite

Sot me fillim nga ora 16:30 Kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvillojë ndeshjen miqësore kundër Arabisë Saudite në stadiumin “Al Nahyan” të Abu Dabit.

Kjo miqësore do t’i shërbejë trajnerit Edoardo Reja për të shikuar formën aktuale të futbollistëve të grumbulluar.
Reja do të ketë në dispozicion futbollistë, të cilët janë grumbulluar kryesisht nga kampionati vendor, ndërsa do të jetë edhe një pjesë e vogël, të cilët luajnë në kampionatet e huaja.
Me grupin e “kuqezinjve” janë bashkuar edhe pesë lojtarë, të cilët ishin të zënë me klubet e tyre, respektivisht, Ardit Toli, Mario Mitaj, Bekim Balaj, Elhan Kastrati dhe Gentian Selmani.
Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Arabia Saudite e ka mposhtur 1:0 Maqedoninë e Veriut, kurse Shqipëria ka barazuar 1:1 me Islandën.
Back to top button