Prokuroria po vazhdon hetimet për vrasjen e Liridona Ademajt

Të tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademjat: Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla janë duke qëndruar në paraburgim në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Masa e paraburgimit u është vazhduar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ndërkaq Prokuroria është duke vazhduar me hetimet lidhur me vrasjen e Liridona Murselit, ku dyshohet se bashkëshorti i saj, Naim Murseli kishte urdhëruar vrasjen e saj.

Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për portalin rtv21.tv ka thënë se çështja është në procedurë hetimore.

“Ju njoftojmë se kjo çështje penale gjendet në procedurë hetimor, për këtë arsye nuk mund të japim informata shtesë, deri në një fazë tjetër”, ka thënë Ulaj.

Liridona Ademaj, është vrarë më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë./21Media

Back to top button