Prokuroria: Shpërthimi ishte shumë i fuqishëm saqë hodhi të pranishmit jashtë lokalit

Detaje për shpërthimin e bombolës së gazit në Rahovec

Prokuroria Themelore në Gjakovë rreth orës 20:00, në komunën e Rahovecit, pikërisht në një lokal në fshatin Ratkovc ka ndodhur një shpërthim i një bombole të gazit, në bodrumin e të njëjtit lokal.

Sipas prokurorisë, shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, saqë i ka hedhur të pranishmit jashtë lokalit, me ç’rast lëndime të lehta trupore kanë marrë 15 persona, të cilët kanë pranuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ku pas trajtimit 11 prej tyre janë lëshuar në shtëpi dhe 4 prej tyre kanë qëndruar për trajtim të mëtutjeshëm.

Vlerësimi momental edhe nga ana e policisë konsiderohet që shpërthimi ka qenë aksidental, po sot prapë do të dalin në vendin e ngjarjes, për të vlerësuar shkaktarin e shpërthimit./21Media

Back to top button