Promovohet libri “The Monumentality of the Everyday”

U promovua libri “The Monumentality of the Everyday”-ekspozita e sivjetme e Kosovës nga artisti Jakup Ferri në Bienalen e Arit 2022, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Ekspozita e kuruar nga Inke Arns është një instalim i veprave të Jakup Ferrit, si piktura, qëndisje dhe qilima, të cilat i gjeni të prezantuara në librin e ekspozitës të dizajnuar nga Diellza Veliqi dhe Lira Gjikolli.
Në promovim që u mbajt në Kino Armata, ishin artisti Jakup Ferri, kuratorja Anke Arns, komisionerja e pavijonit, Alisa Gojani, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bujgujevci, këshilltarët e ministrit të kulturës Hajrulla Çeku, Liburn Jupolli, Gentiana Pallaska, Zana Fetiu dhe artdashës e artistë.
Kuratorja e ekspozitës, Anke Arns ndau me pjesëmarrësit eksperiencën që kishin në Venecia gjatë prezantimit të Kosovës, po ashtu përshtypjet e vizitorëve të Pavijonit të Kosovës, duke e përshkruar si një rrugëtim fantastik.
Këshilltari Jupolli përgëzoi artistin Jakup Ferri dhe ekipin për punën që kanë bërë në prezantimin e vlerave të krijimtarisë sonë artistike në Bienalen e Venecias.
Promovimi i librit është përkrahur nga Ministria e Kulturës./21Media

Back to top button