Propaganda e mediave serbe: 200-300 policë specialë u dërguan në veri

Pas vendimit të Policisë së Kosovës për ta rritur prezencën në veri, mediat serbe kanë raportuar atje janë dërguar nga 200 deri në 300 forca speciale në veri, ndonëse nga pamjet e publikuara kjo gjë duket e pavërtetë, sepse forcat e dërguara duket të jenë policë të rregullt dhe pa armë të gjata.
“Okupimi i veriut ka filluar: Kurti dërgoi forcat speciale; janë hedhur dy bomba shokuese”, ka shkruar b92.
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka njoftuar për një konferencë për media në ora 23:00./21Media

Back to top button