Qeveria: Në veri policia e rendit, jo njësitë speciale

Policia e Kosovës njoftoi për rritjen e prezencës policore në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.
Mediat serbe raportuan se veri po dërgohen pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës.
Por, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për RTV21 tha se nuk qëndrojnë këto pretendime.
“Bëhet fjala vetëm për policinë e rendit, jo për ndonjë njësi tjetër”, tha Kryeziu.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se rritja e prezencës policore ishte “e domosdoshme” pas incidenteve të fundit në këtë pjesë të vendit.
Policia tha se ka rritur prezencën në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, pasi ka prioritet “ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët”./21Media

Back to top button