Propozimi francez të enjten para deputetëve, në Shkup Ursula von der Leyen

Deputetët e Maqedonisë së Veriut, sot përmes SMS-porosive ishin njoftuar se seanca, në rendin dite të së cilës do të jetë Informacioni për përmbajtjen e propozim-kornizës negociuese do të mbahet të enjten në orën 13.
TV21 ka mësuar se në këtë seancë fjalim do të mbajë edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Qeveria, sot pasdite në Kuvend e dorëzoi Informacionin e plotësuar të propozim-kornizës negociuese për bisedimet aderuese të Maqedonisë me BE-në. Në ndërkohë vazhdojnë protestat kundër propozimit francez,  e sonte relacioni i protestuesve do të jetë pak i ndryshëm nga MPJ deri në Kuvend./TV21
Back to top button