Propozohet që të lehtësohen procedurat për Ligjin për Automjete

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka pritur në takim ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, me të cilin diskutuan në veçanti për Ligjin e Automjeteve, i cili është në procedurë për plotësim-ndryshim.

Në këtë takim u vlerësua se është shumë e nevojshme të ndërmerren disa veprime, të cilat kanë dalë nga propozimet për ndryshimin e Ligjit të Automjeteve Nr.05/L-132, me të cilin synohet që të lehtësohen procedurat e regjistrimit të mjeteve dhe të rritet siguria në trafik.

Të dy ministrat vendosën që të dy ministritë do të angazhohen përmes grupeve punuese, me qëllim të bashkërendimit të aktiviteteve për hartimin dhe plotësim-ndryshimin e Ligjit në fjalë, si dhe akteve tjera nën-ligjore që e rregullojnë këtë fushë.

Në këtë takim u vlerësua se kjo nismë ligjore do të jetë në pajtim me aktet dhe normat evropiane të cilat e rregullojnë këtë fushë dhe se të dy ministritë do të punojnë intensivisht për të bërë këtë ligj sa më funksional./21Media

Back to top button