Protesta në Graqanicë, bllokohet rruga Prishtinë- Gjilan

Policia e Kosovës njofton se rruga kryesore në Graqanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik nga ora 11:30 për shkak të protestës së  do të mbahet atje.

“Policia e Kosovës, me qëllim të mbarvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graqanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graqanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës. “, njofton policia.

Andaj kërkon ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik që përgjatë kohës sa do të zgjatë protesta të shfrytëzojnë rrugët alternative./21Media

 

Back to top button