Protesta në Hamburg, policia përdori topat e ujit

Në prag të samitit të G20

Policia gjermane të martën në mbrëmje ka përdorur topat e ujit dhe gazin lotsjellës, për të shpërndarë protestuesit në Hamburg, të cilët demonstruan kundër zhvillimit të samitit të grupit G20, i cili fillon të premten.

Mediat lokale raportuan se policia ka larguar protestuesit, të cilët kishin vendosur tenda në një park në Hamburg. “Nuk është ky një tubim i ligjshëm, por një kamp i egër në park”, njoftoi policia gjermane dhe qartësoi se të martën në mbrëmje ka përdorur topat e ujit dhe gazin lotsjellës, për të shpërndarë me qindra protestues, të grumbulluar nëpër pjesë të ndryshme të qytetit.

Organizatorët e protestës presin që së paku 100 mijë njerëz të tubohen deri të premten, për të demonstruar kundër samitit. Rreth 20 mijë policë do të shpërndahen të premten dhe të shtunën në Hamburg, për të siguruar mbarëvajtjen e samitit./21Media

Back to top button