Protesta në Tiranë për rritjen e çmimeve
Sot qytetarët shqiptarë janë duke mbajtur protestën e tetë undër rritjes së çmimeve.
Qytetarë të shumtë u mblodhën fillimisht në sheshin ”Skënderbej”, ndërsa më pas marshuan drejt kryeministrisë me pankarta në duar.
Ka pasur disa skenarë për protestën e së shtunës. Një skenar ishte ngritja e disa çadrave pranë kryeministrisë, skenari i dytë ishte që protestuesit të qëndronin 24 orë në shesh, ndërsa skenari i tretë, protesta të vazhdueshme çdo ditë para kryeministrisë në orën 17:00.
Ndërkohë, policia ka shtuar masat për mbarëvajtjen e protestës, duke u vendosur në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Nga Durrësi, kryeministri Rama është shprehur se qeveria është duke bërë atë që nuk po e bën asnjë shtet tjetër sa i përket çmimit të energjisë.