Protesta të dhunshme kundër izolimit në Australi

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19, autoritetet australiane kanë vendosur ri-imponimin e bllokimit të vendit.
Prandaj, sot me këtë rast mijëra njerëz marshuan në qendër të Sidneit për të protestuar, shkruan CNN.
Policia e Sidnej tha se ndërhyri pasi protestuesit nuk mbanin maska dhe se shkelën urdhrin për të shmangur grumbullimet e panevojshme publike.
Nga ana tjetër njerëzit brohorisnin “liri” ndërsa marshuan nëpër qendrën e Sidneit.  Ndërsa oficerët deklaruan se deri më tani kanë bërë 57 arrestime.
Ndërkaq, sipas të dhënave të Universitetit, ”Johns Hopkins”, deri më tani vendi ka regjistruar në përgjithësi 32,594 raste me Covid-19 dhe 916 vdekje.

Back to top button