Protestat në Iran, 450 të arrestuar

Të paktën 450 persona janë arrestuar në Mazandaran, një provincë veriore e Iranit, gjatë dhjetë ditëve të fundit të protestave.
Protestat e shkaktuara nga vdekja në paraburgim policor të 22 vjeçares Mahsa Amini janë përhapur në të gjithë vendin. Ata janë përballur me mbyllje të internetit dhe shtypje të dhunshme.
Numri zyrtar i të vdekurve nga këto trazira është 41 dhe grupet e të drejtave të njeriut thonë se numri i vërtetë mund të jetë më i lartë.
Amnesty International tha se të paktën katër fëmijë ishin vrarë nga forcat shtetërore që nga fillimi i protestave.
Pavarësisht përpjekjeve për të ndaluar iranianët të hyjnë në aplikacione si Ëhatsapp e Instagram, videot e viktimave që u vranë gjatë protestave janë përhapur gjithandej në rrjete sociale./21Media

Back to top button