Protestë kundër dhunës së ushtruar ndaj një pjesëtari të komunitetit rom në Graçanicë

Opre Roma Kosova është duke mbajtur një protestë pranë stacionit policor në Graçanicë. Kjo protestë vie pas pretendimeve se një pjesëtar i komunitetit rom, është rrahur nga zyrtarët policorë në Graçanicë.

Rasti në fjalë është duke u hetuar edhe nga Inspektoriati Policor i Kosovës, kështu ka thënë për portalin rtv21.tv zyrtari për informim i IKP-së, Arbër Beka.

“Duke ju referuar kërkesës suaj IPK ju konfirmon se ka pranuar ankesën nga qytetari në fjalë dhe e njëjta është në fazën e hetimit preliminar. Veprimet tjera do të ndërmirren varësisht nga të gjeturat nga hetimi dhe në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së.”, ka thënë Beka./21Media

Back to top button