Tahiri: Ndëshkimi amerikan po i kushton Kosovës, treshja e shtetit është ngujuar në shtëpi

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka akuzuar liderët e shtetit për, siç ka thënë, rënie të diplomacisë.

Ajo ka vlerësuar se “ndëshkimi amerikan” është duke i kushtuar Kosovës. Tahiri ka shkruar se udhëheqësit e Kosovës janë ngujuar në shtëpi, duke marrë pjesë vetëm në takime rajonale.

“Ndëshkimi amerikan kushton! Treshja e shtetit e ngujuar në shtëpi, tash vrap pas ftesave të takimeve rajonale, madje duke shkuar dy tre në të njëjtin takim, duke lutur të hiqen sanksionet ndaj Kosovës…rënie e shëmtuar e diplomacisë së Kosovës!”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Back to top button