Protestojnë banorët e lagjes “Qendra”
Ankohen se kafiteritë po prishin qetësin deri në orët e vona
Banorë të lagjes “Qendra” në kryeqytet protestuan para ndërtesës së Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Ata ankohen se vazhdimisht kafiteritë në këtë zonë po thyejnë ligjin, duke prishur rendin dhe qetësinë publike me muzikë dhe zhurmë deri në orët e vona të natës.
Banorët thanë se nëse komuna nuk ndërmerr masa, janë të detyruar t’i shesin pronat e tyre./21Media