Protestojnë pronarët e pishinave
Qeveria e Kosovës para pak ditësh ka marrë vendim që t’i mbyll prapë pishinat e hapura si masë parandaluese për koronavirus.
Mirëpo një gjë e tillë po kundërshtohet nga pronarët e pishinave. Për të shprehur këtë pakënaqësi ata kanë njoftuar se do të mbajnë protestë sot duke filluar nga ora 14:00 në Sheshin “Skënderbeu”./21Media