Protestuesit bëjnë thirrje që Jimmy Carr të kërkojë falje për komentet rreth Holokaustit!

Një grup protestuesish jashtë një koncerti të Jimmy Carr, i kërkuan këtij të fundit të kërkonte falje për komentet e tij në lidhje me Holokaustin.
Komediani është kritikuar pasi ka thënë se “askush nuk flet për gjërat pozitive”, në lidhje me vrasjet naziste të mijëra njerëzve nga komuniteti rom, sinti.
“Fakti që Jimmy mendoi se ishte e përshtatshme të bënte një shaka me qindra mijëra njerëz të vrarë në Holokaust dhe që kjo shaka kaloi procesin editorial të Netflix, është një reflektim i paragjykimit që ekziston dhe injorohet”, tha shefi ekzekutiv i Hopet Not Hate, Nick Loëless.
Jimmyt iu kërkuar të mos përsëriste kurr më këso lloj ‘shakaje’.
“Nëse ai nuk kërkon falje, nënkupton që ai nuk e di pse jemi këtu, duhet të bëjmë përpjekje më të madhe”, tha Crina Morteanu.
Komentet e komedianit erdhen në specialen e “His dark material” dhe para se ta bënte “shakanë” ai i thotë audiencës se kinse ajo mund t’ia përfundojë karrierën./21Media

Back to top button