Protestuesit gjuajtën policinë me vezë dhe ngjyrë

Qytetarë të shumtë janë mbledhur sot para stacionit policor në Ferizaj, ku kanë protestuar në shenjë revolte ndaj vrasjes së 18 vjeçares.
Me vezë dhe me ngjyrë të kuqe është protestuar ndaj policëve.
”Mos normalizoni vrasjen e grave”, ”Prokurori ju i keni duart me gjak”!, ”Posht institucionet patriarkale”, ”Boll mo”, ishin disa nga sloganet me të cilat u protestua sot.

Ndërkaq, Policia e ka arrestuar Dardan Krivaqën, të dyshuarin kryesor për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur majori, Mehmet Alihajdini gjatë protestës që po mbahej në Ferizaj.
Ndryshe, të dielën një vajzë 18 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e keqtrajtimit nga Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu. Ky i fundit është arrestuar të dielën./21Media

Back to top button