Protestuesit në Francë futen në Pallatin Elysee
Policia po përdor gaz lotsjellës
Policia në Paris po përdor gaz lotsjellës dhe topa të ujit për të shpërndarë protestuesit që po protestojnë kundër rritjes së çmimeve të karburanteve. Kjo protestë nën organizimin e “jelekëve të verdhë” po njihet si akt i dytë. Protestuesit kanë arritur të thejnë kordonin policor dhe të futen në Pallatin Elysee, transmeton BBC, përcjell rtv21.tv
Në Francë, çmimi i karburantit është rritur me rreth 23% gjatë 12 muajve të fundit, në një mesatare prej 1,51 euro, më e larta që prej viteve 2000. Vendimi për të shtuar edhe 6,5 cent për litër benzine dhe 2.9 cent mbi litrin e naftës, duke filluar nga 1 janari i 2019-ës, bëri që zemërata popullore të shpërthente në këtë formë.
Rreth 3 mijë policë janë në detyrë, kurse pritet që numri i përafërt i protestuesve të jetë rreth 30 mijë.
280 mijë njerëz morën pjesë në protesta në më shumë se 2 mijë lokacione rreth Francës, të shtunën e kaluar.
#ChampsElysées #giletsjaunes #24novembre2018 #Paris pic.twitter.com/kgZ1MUSxAv
— Charlotte Dubenskij (@CDubenskij_RT) November 24, 2018
Protesta po zhvillohet tash e sa ditë kundër rritjes së çmimit të karburanteve në Francë./21Media