Punonjësja e televizionit rus thotë se protesta ishte vendim i saj
Marina Ovsyannikova, punonjësja e televizionit shtetëror që organizoi një protestë kundër luftës gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë mbrëmë në Moskë, është gjobitur me 30,000 rubla.
Ajo u akuzua për një kundërvajtje administrative sipas ligjeve të protestës së Rusisë. Ishte për shkak të videos që ajo publikoi duke u bërë thirrje të tjerëve të protestojnë kundër asaj që Kremlini e quan “operacion special ushtarak” në Ukrainë.
Duke folur jashtë gjykatës, Ovsyannikova tha: “Ishte vendimi im kundër luftës. Këtë vendim e mora vetë, sepse nuk më pëlqen që Rusia të fillojë këtë pushtim. Ishte vërtet e tmerrshme”, përcjell rtv21.tv
“Dua të falënderoj të gjithë për mbështetjen, miqtë dhe kolegët. Kanë qenë disa ditë shumë të vështira në jetën time. Kam kaluar dy ditë pa gjumë. Jam marrë në pyetje për më shumë se 14 orë”, shtoi ajo.
Marina akuzoi autoritetet se fillimisht ia mohuan ndihmën ligjore. Avokatët e saj gjithashtu thanë në gjykatë se pavarësisht se kërkuan praninë e një avokati, asaj nuk iu dha akses për disa orë.
“Nuk më lejuan të kontaktoja me të afërmit. Ata nuk lejuan asnjë ndihmë ligjore. Isha në një gjendje të vështirë”, tha ajo..
Marina kërkoi që të lihej të pushonte përpara se të komentonte më tej dhe përsëri tha se ishte vendimi i saj vetëm për të ngritur protestën e saj./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?