PS kryeson në Tiranë me 47,98 për qind të votave

PD renditet e dyta me 30,92 për qind të votave

Në qarkun e Tiranës kanë mbetur për t’u numëruar edhe 66 kuti votimi, ndërsa sipas rezultateve të publikuara deri në orën 11:15 nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PS ka marrë 18 mandate.

Siç shihet nga përditësimet e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në qarkun e Tiranës janë numëruar 1132 nga 1198 kuti votimi.

Sipas këtyre rezultateve, PS kryeson me 47,98 për qind të votave, ose e përkthyer në shifra me 188.468 vota. PD renditet e dyta me 30,92 për qind të votave, ose 121.448 vota, LSI ka 13,59 për qind të votave ose 53.365 vota, ndërsa PDIU ka marrë deri tani 2,97 për qind të votave, ose 11.671 vota.

Në bazë të këtyre rezultateve, përveç PS që ka siguruar 18 mandate, PD ka marrë 11 mandate dhe LSI ka marrë 5 mandate.

Back to top button