PS vazhdon të prijë bindshëm
PS deri tani ka 73 mandate
Tani kur në disa qendra numërimi, ka përfunduar procesi i numërimit të votave, PS vazhdon të prijë me 73 mandate, PD ka 43 dhe LSI 19. Këto janë rezultatet e fundit nga numërimi 4539 kutive, nga 5362 sa janë gjithsej.
PS që nga fillimi i numërimit të votave ka prirë dhe tani ka 72 mandate nga 48.22% të votave sa ka fituar kjo parti, PD ka 44 mandate nga 28.74%, LSI 19 mandate nga 14.42%, PDIU 4 mandate nga 4.8% dhe PSD 1 mandat dhe ka fituar 1%.
Partitë tjera nuk kanë arritur të marrin asnjë mandat dhe kanë vetëm 1 % votave.