Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ku pritet të caktohet seanca e re plenare.
Në rend të ditës për shqyrtim janë një sërë projektligjesh.
Pas gjithë polemikave të javës së kaluar, të pranishëm në sallën e mbledhjes janë edhe Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit Konjufca dhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.
Javën e kaluar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi dhe shefi i kabinetit të kryeparlamentarit, Glauk Konjufa, Ilir Kërçeli janë përplasur  në ambientet e Kuvendit të Kosovës, si pasojë e së cilës ka dështuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit./21Media 

Back to top button