PSD-ja e quan Agjencionin për Informim dhe Privatësi ‘institucion të kapur nga VV-ja’

Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion simbolik para Agjencionit për Informim dhe Privatësi. Arsye e këtij aksioni, ishte gjoba prej 20 mijë eurosh dhënë nga ky institucion ndaj PSD-së.

Dënimi prej 20 mijë euro ka qenë për shkak të publikimit të peticionit me emra kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se gjoba ka marrë edhe nga Policia e Kosovës.

Molliqaj ka thënë se Komisionerja Krenare Sogojeva-Dermaku është militante e VV-së.

Fajtor për këtë gjobë, Molliqaj e ka bërë ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Back to top button