PSD me alarm thërret ministrin Latifi: Çu prej gjumit

Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin, PSD-ja ka vendosur ta “zgjojë nga gjumi” me alarm.
Anëtarja e PSD-së, Natyra Kuçi ka thënë se ministri Rifat Latifi, është nga fluturimi në fluturim.
“Para disa ditëve në shkallët e emergjencës ia shtrim tepihun, ministrit Latifit, e shtrim atë tepih, në një mënyrë që ta nxisim që të vinte, ndoshta i nxitur edhe nga flamuri i tepihut, duke e parë gjendjen që është në spitalet tona”, ka thënë Kuçi.
“Le të zgjohet nga gjumi dimëror në të cilin ka rënë, le të zgjohet dhe le ta sheh se kemi mungesë 4000 infermierë, pra 220 mjekë që kanë ikur për dy vjet. Ai është nga fluturimi në fluturim, po e lëshojmë një alarm, ‘qu prej gjumit edhe puno’”, ka theksuar ajo.
Kjo parti pranë Ministrisë së Shëndetësisë ka vendosur alarma e zmadhues zëri, duke i kërkuar ministrit të “çohet prej gjumit”./21Media

Back to top button