26-vjeçarja nga Drenasi dërgohet e vdekur në spital, Prokuroria flet për RTV21

Një vajzë 26-vjeçare nga Drenasi ka vdekur dje pasdite. Sipas mjekut, viktima ka pasur edhe shenja dhune në trup.
Lidhur me këtë rast portali rtv21.tv ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Zëdhënësja e këtij institucioni, Laureta Ulaj për rtv21.tv ka thënë se janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit rrethanave të kësaj vdekjeje.
Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie është njoftuar nga policia për një rast të vdekjes në rrethana të dyshimta, në Drenas. Me urdhër të njëjtës rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen” dhe trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Po ashtu, prokurorja kujdestare në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit rrethanave të kësaj vdekjeje”, ka thënë Ulaj.
Për vdekjen e 26-vjeçares fillimisht ka raportuar Policia e Kosovës përmes raportit ditor, ku thuhet se thuhet se viktima ishte dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, ku edhe është konstatuar vdekja e saj./21Media
 

Back to top button