PSD: Policia po e vazhdon propagandën me qëllim të kriminalizimit të protestës

Partia Socialdemokrate e Kosovës theksoi sot se Policia e Kosovës po e vazhdon propagandën që ka për qëllim kriminalizimin e protestës dhe arrestimin e dhunshëm të aktivistëve.
PSD thekson se Policia ka dezinformuar kur ka thënë se janë në mbajtje katër aktivistë, pasi sipas tyre aktivistët e arrestuar janë gjashtë.
“Policia e Kosovës po e vazhdon propagandën që ka për qëllim kriminalizimin e protestës dhe arrestimin e dhunshëm të aktivistëve. Policia ka dezinformuar dhe ka gënjyer. Ka dezinformuar kur ka thënë se janë në mbajtje 4 aktivistë. Aktivistët e arrestuar janë 6, emrat e tyre janë: Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Nol Nushi, Natyra Kuçi, Genc Sherifi, Frashër Krasniqi. Gënjeshtra ndërkaq është e kulluar lidhur me rrjedhën e protestës”, thuhet në njoftimin e PSD-së.
PSD gjithashtu ka thënë se “ata thonë se janë lënduar 4 policë, por në fakt pamjet tregojnë se janë protestuesit që të shtrirë janë shkelur me këmbë”.
Policia e Kosovës sot ka bërë të ditur se gjatë protestës së Partisë Socialdemokrate (PSD) që ndodhi të hënën brenda objektit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) janë lënduar katër zyrtarë policorë./21Media 
Back to top button