​PSD proteston më 24 dhjetor pas dënimit të Salih Mustafës nga Specialja

Partia Socialdemokrate do të organizojë protestë të shtunën më 24 dhjetor, pas dënimit të Sali Mustafës nga Gjykata Speciale me 26 vjet heqje lirie.
Në konferencë për medie, Molliqaj tha se kjo protestë është e domosdoshme, pasi në Hagë po tentohet të shtrembërohet historia.
Ai tha se do të kërkojnë edhe amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë.
Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 26 vjet burg ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën. Mustafa është dënuar për vrasje e paligjshme, torturë dhe ndalim arbitrar.

Back to top button