Pse Bajrami i Madh ka më pak ditë se Bajrami i Vogël, tregon Fitim Gashi
Përfaqësuesi i Bashkësisë Islame të Kosovës-BIK, Fitim Gashi sot deklaroi se festat në aspektin islam vijnë pas përfundimit të ndonjë rituali fetar.
Ai në emisionin “Për Ditë të Mbarë” tha se në festën e Fitër Bajramit festohet për punët dhe veprat e mira që kanë bërë besimitarët.
Gashi u shpreh se emërtimi i Festës së Fitër Bajramit i ka disa mënyra dhe e para është se gjatë agjërimit ditor, kur besimtarë bëjnë iftar, fjala iftar është për tu prishur agjërimi.
Ndër të tjera, përfaqësuesi i BIK-ut, Fitim Gashi, në RTV21 tregoi se pse Bajrami i Madh ka më pak ditë se Bajrami i Vogël.
“Në aspektin fetar, ne sot përveç faljes së namazit të Bajramit, nuk kemi ndonjë obligim tjetër fetar, po pas 1 muaji agjërim tashmë ne kremtojmë, bëjmë vizita te të afërmit, tek të sëmurët, tek dashamirët gjithandej dhe në një farë forme, është ditë gëzimi, është ditë feste dhe obligimet fetare, pra përveç atyre që janë rëndom, do të thotë të zakonshme, nuk kemi obligime të tjera”, bëri të ditur dhe shtoi se për këtë arsye ka ditë më pak në kuptimin e obligimeve.
Gashi potencoi se në festën e Kurban Bajramit, obligimi fetar mbetet therja e kurbanit për ata që kanë mundësi dhe kushte.
“Koha e therjes së kurbanit është gjegjësisht deri në ditën e katërt të në ikindi të Kuban Bajramit. Për këtë arsye edhe koha e këtij bajrami është më e gjatë sesa e Fitër Bajramit”, shtoi Gashi.
Pas një muaji agjërim, vetëpërmbajtje dhe sakrificë, besimtarët myslimanë sot ndajnë gëzimin e Fitër Bajramit./21Media