Pse deçanasit duhet ta votojnë Isa Elezajn, tregon ai

Kandidati i pavarur për kryetar të Deçanit, Isa Elezaj sonte ka deklaruar se qytetarëve të Deçanit do t’iu garantojë qëndrueshmëri dhe stabilitet në punë, avancim, etj.
Ai ka thënë se do të ndërtojnë çerdhe sipas nevojës, si dhe ka shtuar se do të krijojnë ekonomi të re dhe turizëm të shëndoshë, shkruan rtv21.tv
Videon e debatit mund ta gjeni duke klikuar këtu.

Në Deçan janë 39 mijë e 875 qytetarë me të drejtë vote. Në garë për të udhëhequr Deçanin janë pesë kandidatë: nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-Bashkim Ramosaj, nga Lëvizja Vetëvendosje-Orges Tafilaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës-Hyri Dobrunaj, nga Partia Demokratike e Kosovës-Ardiana Qorraj dhe Isa Elezaj si kandidat i pavarur./21Media

Back to top button