Pse duhet ta votojnë LDK-në qytetarët e Vushtrrisë?

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri, i cili është në garë për një mandat të ri për kryetar të Komunës së Vushtrrisë në debatin për zgjedhjet komunale në RTV21, sot ka shpalosur programin e tij qeverisës për këtë komunë.
Ai ka treguar pse qytetarët duhet ta votojnë atë për një mandat. Sipas tij, duhet të ruhet kjo qeverisje dhe kthim mbrapa nuk ka.

Kujtojmë që, në balotazh janë Xhafer Tahiri nga LDK, i cili në raundin e parë ka mbledhur 9.735 vota apo 33.77% dhe Ferit Idrizi nga PDK, i cili ka marrë 10.057 vota apo 34.89%./21Media

Back to top button