Ilir Meta e pret në takim Richard Grenellin

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta sot gjatë ditë është takuar me ish-të dërguarin special të ShBA-së për negociatat e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.
Në një postim në Twitter Meta velrësoi angazhimin e Grenellit në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ai tutje  tha se është kënaqësi ta ketë Grenellin në Shqipëri dhe në zyrën e tij.
“Është gjithmonë kënaqësi të kesh Richard Grenell në Shqipëri dhe në zyrën time. Vlerësohet shumë angazhimi i tij në mbështetje të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”, shkruan Meta.


Vizitën e Grenellit në Shqipëri e bëri të ditur vet ai përmes disa fotografive të publikuara në Instagram./21Media 

Back to top button