Pse Kosova pa parashikim të motit!?
Sot në adresë të mjeteve të informimit në Kosovë erdhi një njoftim jo fort i zakonshëm nga Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHMK).Aty një punëtor i vyeshëm i këtij institucioni, Besim Aliu sqaron se nuk ka kushte normale te kryej punën e tij profesionale që është monitorimi dhe parashikimi hidrometeorologjik i motit në hapsirën e Kosovës!
Lexoni arsyetimin e tij, ku shkruan:
“Të nderuar, për shkak të kushteve të rënda që jan krijuar në stacionin meteorologjik të IHMK pezullohen parashikimet e Motit për një kohë të pacaktuar.
Arsyeja:
Në afërsi dhe në brendi të stacionet Meteorologjik ka shpërthyer një gyp i ujërave të zeza dhe pavaresisht kerkesave të njëpasnjëshme drejtuar të gjithë aktereve , duke filluar, nga Kompania Bifurkacioni, Komunes, (Sherbimeve Publike), Policisë, IHMK. Inspektoriatit të MMPHI dhe së fundmi edhe ministrit të MMPH, z. Aliu, nuk paten sukses ta rregullojnë defektin dhe kundermimet që jan krijuar aty më bënë të pamunder kryerjen e veprimtarisë sime profesionale.
Ky problem është që gati 6 muaj , mirepo keto temperatura të larta e kan rrit koncentrimin e ndotesve aty dhe është bërë e padurueshme qëndrimi në vendin e punës.
Shpresoj të më mirëkuptoni.Me respekt !
MSc.Besim Aliu,
Koordinator dhe Parashikues i Motit