Pse njerëzit po zgjedhin të ecin zbathur në publik!

 
Të ecurit zbathur po bëhet gjithnjë edhe më e popullarizuar për njerëzit që jetojnë në qytete. Nuk është për t’u befasuar, pasi ka përfitime të mira për shëndetin, është diçka e pazakontë dhe absolutisht falas. Kështu që këtë herë nuk ke asnjë justifikim për të mos dalë shëtitje apo për vrap. Ecni zbathur – është kaq e thjeshtë!
Bright Side shpjegon se përse të ecurit zbathur është e mirë për trupin dhe mendjen tuaj.
Mund të rregullojë posturën e këmbëve tuaja

Ecja zbathur është një mënyrë efektive dhe e natyrshme për të parandaluar deformimin e formës natyrale të këmbës. Kjo ka edhe më shumë përfitime kur ecni pa këpucë në plazh, bar ose në një sipërfaqe të pabarabartë. Besohet se sipërfaqet e sheshta ose këpucët janë kontribuesit kryesorë në dobësinë e muskujve të këmbës. Sa më shumë të ecni zbathur, aq më të fortë bëhen muskujt e këmbës.
Mund të përfitojë organet tuaja

Sa më i trashë të jetë gjaku juaj, aq më shumë ka të ngjarë të zhvilloni një sëmundje kardiovaskulare. Megjithatë, nëse ecni zbathur, nuk keni pse të shqetësoheni për këtë. Sipas një studimi të kryer nga Journal of Alternative and Complementary Medicine, ecja zbathur ul viskozitetin e gjakut.
Për më tepër, ecja zbathur ndihmon në zhvillimin e trurit, veçanërisht kur bëhet fjalë për  fëmijët. Përveç kësaj, kockat tuaja bëhen më të forta dhe shumë pika akupresure mund të lehtësojnë sëmundjet e veshkave dhe të mëlçisë.
Mund t’ju shpëtojë nga rrezatimi

Edhe një lidhje e thjeshtë me Tokën është e mjaftueshme për të balancuar veten. Sekreti qëndron në ngarkesën elektrike natyrore të Tokës, e cila stabilizon nivelet tuaja të brendshme. Elektronet nga Toka largojnë elektricitetin e “ndotur” nga trupi ynë dhe sjellin paqe në mendjet tona.
Mund të përmirësojë shikimin tuaj

Ka shumë pika presioni që mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve dhe madje edhe sëmundjeve. Ndërsa ecni pa këpucët në bari, ju bëni presion në pika të caktuara, gjë që ndikon në mirëqenien tuaj. Kur bëni një hap, presioni është në gishtin e parë, të dytë dhe të tretë. Pikat e sakta janë përgjegjëse për përmirësimin e shikimit tuaj.
Mund të përmirësojë nivelin e vitaminës D

Kur ecni zbathur lëkura juaj është më e ekspozuar ndaj diellit. Është veçanërisht e dobishme të ecësh pa këpucë në mëngjes herët ose pasdite vonë kur rrezet e diellit nuk janë aq të forta.
Mund të përmirësojë qëndrimin tuaj

Nëse mbani gjithmonë këpucë, muskujt stabilizues në këmbët tuaja humbasin forcën e tyre. Si rezultat, ju merrni një sërë sëmundjesh shoqëruese, një prej të cilave është qëndrimi i dobët. Presioni në pika të caktuara në shputat e këmbëve, si dhe temperaturat dhe strukturat, bëjnë mrekulli për qëndrimin tuaj.
Mund të luftojë dhimbjet e kokës

Ecja pa këpucë mund të lehtësojë dhimbjet e kokës. Besohet se migrena ndodh për shkak të kontaktit të zgjatur me rrezatimin. Për fat të mirë, ecja zbathur ul radikalet e lira dhe, si rezultat, pakëson simptomat e dhimbjes së kokës.
Mund të zvogëlojë dhimbjen e shpinës

Shumë shpesh janë këpucët që na japin dhimbje. Një ekspert thotë që takat tuaja të preferuara në të vërtetë mund të detyrojnë legenin të anojë përpara, i cili më vonë përfundon duke shkaktuar dhimbje shpine. Kështu që kur ecni zbathur, jo vetëm forconi muskujt e këmbës por rregulloni edhe qëndrimin dhe ecjen./21Media
Back to top button