Pse nuk e pranuan Thaçi e Veseli në vizitë ministren Haxhiu?

“Mendoj se është gabim, inatet nuk është mirë të mbizotërojnë, kushdo që e ka këto inate, nuk është mirë të mbizotërojnë, sepse nuk sjellin asgjë të mirë. Duhet kuptu se ministrja Haxhiu është ministre e zgjedhur, ministre e cila e ka fitu besimin e qytetarëve edhe sot përfaqëson Republikën e Kosovës dhe Qeverinë e Kosovës. Unë nuk e di pse nuk i ka pranu, po, nuk kam ndonjë argument, përveç ndonjë hatërmbetje apo ndonjë inati nga e kaluara”, kështu tha sonte në “Argument Plus” deputeti Enver Dugolli kur u pyet se pse nuk e pranuan në vizitë Thaçi e Veseli ministren Haxhiu.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje u shpreh edhe ministrja Haxhiu ndoshta ka pasur më shumë arsye që të mbajë inat e të mos i vizitojë, por tha se ajo e ka tejkaluar këtë.

Para dy muajsh, një delegacion i përbashkët i Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës ka qëndruar në Hagë, ku kanë zhvilluar takime me disa prej ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po ballafaqohen me akuza për krime lufte nga Dhomat e Specializuara.
Përmes një postimi në Facebook, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka treguar që tre deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu janë takuar me Hysni Gucatin, Pjetër Shalën dhe Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin dhe Nasim Haradinajn.
Lidhur me këtë çështje, ministrja Haxhiu ka deklaruar se ish-Presidenti Hashim Thaçi dhe ish-Kryeparlamentari Kadri Veseli nuk e kanë refuzuar kërkesën e saj, por thjesht nuk i janë përgjigjur./21Media

Back to top button