Pse Paloka gjuajti me ngjyrë Ramën

Kuvendi nisi me tensione

Një javë më pas, Edi Paloka ia kthen kryeministrit, Edi Ramës.

Seanca e kësaj të enjte në Kuvendin e Shqipërisë nisi me tensione, madje kur i pranishëm ishte edhe kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka i hodhi në fytyrë shishen e ngjyrës.

Javën e kaluar kryeministri Edi Rama ironizoi Palokën, teksa e përqeshi atë.

Gjatë kohës që kryeministri Rama fliste në Kuvend më 31 janar, nënkryetari i PD, Edi Paloka fliste nga vendi. Ndërsa Rama i ka kërkuar atij të pushonte, por në një mënyrë tepër ironike./oranews

Back to top button