PSEHE: Komunat pa investime kapitale?

Vetëm 11% e investimeve u realizuan në gjithë Kosovën
Nje numër afaristësh në Kosovë kanë shprehur pakëqësinë e tyre për mos realizimin e investimeve kapitale nga Qeveria e Kosovës duke theksuar se një numër projektesh janë ndërprerë plotësisht. Ndërkohë komuna e Prizrenit e ka cilësuar diskriminuese qasjen e Qeverisë ndaj komunave që nuk drejtohen nga partia në pushtet.
Alarmuese për Komunat e Kosovës po konsiderohet realizimi i vetëm 11 për qind e buxhetit për investimet kapitale në nivel qendror dhe afërsisht 21 për qind në nivel lokal. Nga gjithsej 727 milionë sa kanë qenë të parashikuara në buxhetin e Kosovës, Qeveria ka shfrytëzuar vetëm 147 milionë.
Drejtuesit e Komunës së Prizrenit kanë shprehur brengën se kjo Komunë e cila udhëhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës po diskriminohet nga Qeveria në aspektin e investimeve kapitale. Ani pse në Ligjin për buxhet të vitit 2022 parashiheshin dhjetëra projekte kapitale në këtë komunë.
“Mos realizimi i projekteve kapitale dhe mos shpërndarja e mjeteve nga Qeveria e Kosovës për investimet kapitale, kanë ndikuar tek bizneset të cilat ankohen se shumë puntorë kanë mbetur pa punë dhe 99 për qind e projekteve janë ndërprerë:, thote Çelë Lamaj, drejtor i shërbimeve publike në Prizren.
“Projektet kapitaltëpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe në anën tjetër ndikojnë në përfshirjen e qytetarëve nëe ndikojnë drej procesin e vendimmarrjes”, shton Avdyl Qeta, biznesmen
Kryetari i odës ekononimke, Lulzim Rafuna  thote  se duhet të mësojmë nga ky rast në mënyrë që gjendja e njëjtë mos të përsëritet edhe për buxhetin 2023.
Radio televizioni 21 ka pyetur Ministrinë e Financave për arsyen e mosekzekutimit të mjeteve për projekte kapitale, por nuk ka marrë përgjigje.
Investimet kapitale megjithë faktin se nuk janë realizuar nga Qeveria aktuale kanë një ndikim të madh në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të saj./21MediaL

Back to top button